Site icon Telegrafi

Granit Xhaka shpërblehet me shiritin e kapitenit për besnikëri ndaj Arsenalit

Granit Xhaka (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Granit Xhaka duket se do të shpërblehet me shiritin e kapitenit të skuadrës së Arsenalit.

Mesfushori shqiptar ka qenë për një kohë i lidhur me një kalim te ekipi spanjoll i Atletico Madridit.

Por, Los Rojiblancos tani kanë hequr dorë nga kërkimi i shërbimeve të shqiptarit pasi që kanë siguruar blerjen e Marcos Llorentes së Real Madridit.

Granit Xhaka (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në këtë formë, madrilenët tashmë janë në kërkim të një mesfushori shkatërrues dhe jo më një organizatori të ndeshjes, shkruan Daily Star.

Reprezentuesi Zviceran gjithashtu është i lidhur me një kalim te zikaltërit italian të Interit, por duket se ky transferim nuk do të ndodhë.

Lexo po ashtu Tabloidi anglez 'The Sun' shkruan për Xhakën dhe tifozin që ia puthi këmbët

Theksojmë se londinezët më nuk llogaritin në mbrojtësin francez, Laurent Koscielny, i cili është edhe kapiten i skuadrës, por që tash e tutje shiriti do t’i takoj 26-vjeçarit.

Ndryshe, Xhaka është paraqitur 99 herë për Gunners dhe ka shënuar vetëm shtatë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version