Arsenali ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-1 përballë Fulhamit.
Në këtë përballje paraqitje të mirë kishte Granit Xhaka që shënoi edhe një gol.
Shqiptari është zgjedhur lojtari i ndeshjes, duke u notuar me 8.6.
Ai përvec golit kishte paraqitje shumë të mirë, pasi të gjitha aksionet e Arsenalit fillonin nga ai.
Lartë u vlerësuan edhe Aubameyang dhe Kolasinac.
Arsenali kthehet te fitorja pas humbjes 5-1 ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/