Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur futbollisti më i mirë në Zvicër për vitin 2022.
Lojtari i Arsenalit ishte në konkurrencë me portierin Yann Sommer (Bayern Munich) dhe mbrojtësin Manuel Akanji (Manchester City).
Në fund, kapiteni i përfaqësueses Helvetike iu gëzua këtij çmimi, për herë të dytë këtij çmimi pas vitit 2017.
⚽✨ Herzlichen Glückwunsch an Granit Xhaka zur Wahl zum Credit Suisse Male National Player 2022! 👍🏼
–
⚽✨ Granit Xhaka est élu Credit Suisse Male National Player 2022! – Félicitations! 👍🏼#SwissFootballNight pic.twitter.com/dTybsqWauz— Swiss Football League (@News_SFL) January 23, 2023
“Faleminderit shumë për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes sime dhe të gjithë njerëzve që besuan tek unë”. Por, edhe për njerëzit që nuk besuan në mua”, është shprehur me këtë rast Xhaka.
Njëherësh, ai i është nuk e ka lënë pa e përmendur suksesin që po e përjeton Arsenali në Ligën Premier duke thënë se tash janë në krye të tabelës.
⚽️✨ Die besten Szenen von Granit Xhaka aus dem Jahr 2️⃣0️⃣2️⃣2️⃣! 🎥🤩
–
⚽️✨ Die besten Szenen von Granit Xhaka aus dem Jahr 2️⃣0️⃣2️⃣2️⃣! 🎥🤩#SwissFootballNight pic.twitter.com/NLxKtSnUSp— Swiss Football League (@News_SFL) January 23, 2023
Menjëherë pas triumfit, Akanji dhe Sommer kanë reaguar për ta uruar Granitin për këtë sukses me një video-mesazh.
“Ti je kapiteni ynë dhe lideri ynë në kombëtare! Urime vëlla”, është shprehur Akanji.
“Urime, Granit. Me të vërtetë e meriton këtë çmim. Është kënaqësi e madhe për mua të jem në fushë me ty për kombëtaren. Kemi luajtur së bashku për një kohë të gjatë dhe je një frymëzim i madh për mua, brenda dhe jashtë fushës”, është shprehur Sommer. /Telegrafi/