Site icon Telegrafi

Graniti i shkruan letër emocionuese Taulantit para ndeshjes (Foto)

Granit Xhaka ka publikuar një mesazh për vëllain e tij Taulantin para ndeshjes mes Zvicrës dhe Shqipërisë në Grupin A të Euro 2016.

“Vëllai im, ti dhe unë gjithmonë kemi qëndruar së bashku, pa marrë parasysh asgjë. Nesër do të jetë hera e parë kur do të takohemi në fushë si kundërshtarë, dhe shpresoj se do të jetë e para dhe e fundit, ne do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta, ne do të qëndrojmë së bashku si bëjnë vëllezërit”.

“Një ndeshje kurrë nuk do të hyjë mes nesh, jo si shokë dhe jo si vëllezër. Të uroj shëndet dhe fat për ndeshjen e nesërme, ti je dhe gjithmonë do të jesh shembull për mua”, shkroi Graniti në mesazhin e publikuar në Facebook.

Graniti është më i vogël se Taulanti, ndërsa këtë vit e ka bërë hapin gjigant në karrierë duke nënshkruar me Arsenalin. /Telegrafi/

Exit mobile version