Site icon Telegrafi

Granit Xhaka shënon gol të bukur dhe asiston brenda tre minutave ndaj Bjellorusisë

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka ka shënuar gol dhe ka asistuar në ndeshjen ndaj Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Zvicra ka shkuar në një epërsi prej 5-0 në ndeshjen si mysafir ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për Grupin I.

Goli i katërt erdhi pikërisht nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili në minutën e 62-të shënoi për 0-4.

Kapiteni i Helvetikëve u tregua vendimtar edhe tek goli i epërsisë 0-5 duke asistuar për Zeki Amdouni.

Vlen të theksohet se ky takim po zhvillohet në Novi Sad të Serbisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version