Telegrafi

Granit Xhaka realizon gol spektakolar ndaj Manchester United

Arsenal dhe Manchester United janë duke e zhvilluar derbin e javës në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Në Emirates Stadium të Londrës është duke u zhvilluar një ndeshje e jashtëzakonshme, ku Arsenali po udhëheq 3-1.

E golin e tretë për Topçinjtë e realizoi mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

Reprezentuesi i Zvicrës pranoi një top nga Elneny dhe me një goditje të fuqishme nga rreth 30 metra shënoi për 3-1. /Telegrafi/