Site icon Telegrafi

Granit Xhaka pranon se qau pasi u bashkua me Leverkusenin – jo sepse i mungon Arsenali 

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka treguar se kishte lot gëzimi kur përfundoi kalimin nga Arsenali te Bayer Leverkusen në verë. 

Djaloshi nga Prishtina befasoi të gjithë gjatë afatit kalimtar veror duke kaluar te klubi gjerman, edhe përkundër ofertave të shumta për të qëndruar në Emirates dhe nga disa klube tjera të mëdha.

Megjithatë, Xhaka kishte ndarë mendjen për të kaluar te “farmaceutikët” dhe ishte shumë i emocionuar kur përfundoi transferimin.

Lexo po ashtu “Graniti ishte lojtar kyç”, Arteta tregon a mundet Havertz ta mbush boshllëkun e Xhakës te Arsenali

“Unë jam një person shumë emocional, më pëlqen të qaj dhe nuk më vjen turp për këtë”, ka thënë fillimisht reprezentuesi i Zvicrës.

“Sigurisht që edhe unë qajë nga gëzimi ndonjëherë. Për shembull, kur bëra transferimin tim këtu në Leverkusen”.

“Unë gjithashtu qava me lot gëzimi sepse doja shumë të kthehesha. Mendoj se është gjithashtu pjesë e imja si person”, përfundoi Xhaka.

Lexo po ashtu Bild zbulon prapaskenat, si Dortmund refuzoi të nënshkruante me Xhakën shkaku i pagës së madhe të mesfushorit

Pas shtatë sezonesh në veri të Londrës, Xhaka u transferua në Leverkusen për rreth 15 milionë euro.

30-vjeçari i cili bëri 297 paraqitje për Gunners fitoi dy FA Cup. /Telegrafi/

Exit mobile version