Telegrafi

Granit Xhaka pozon i lumtur pranë të bijës: I bekuar që jam babai i kësaj vajze të bukur

Granit Xhaka (Foto: Instagram)

Në tetor të vitit të kaluar, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, u bë baba për herë të parë.

I njëjti nuk ngurron që në rrjetet sociale të publikoje imazhe të ndryshme pranë të bijës, siç ka vepruar edhe tani.

Ai ka shpërndarë një fotografi me vajzën, teksa nuk ka munguar edhe një dedikim emocional nga ana e tij.

“Ndihem i bekuar që jam babai i kësaj vajze të bukur, shikojeni buzëqeshjen e saj. Jam i dhënë pas buzëqeshjes së saj”, ka shkruar në përshkrim Xhaka.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Granit Xhaka

Graniti dhe Leonita janë të martuar që nga viti 2017, ndërsa ky është fëmija i parë i çiftit që është në lidhje qe një kohë të gjatë.

Në anën tjetër, edhe Leonita në rrjetet sociale shpesh ndan fotografi me familjen dhe është një mbështetje e madhe e futbollistit Xhaka. /Telegrafi/