Telegrafi

Granit Xhaka pozon me duart te barku i rrumbullakosur i Leonitës

Foto: Leonita Lekaj/Instagram

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, dhe bashkëshortja e tij, Leonita, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Teksa ditët kalojnë, pritja duket se bëhet edhe më e padurueshme për çiftin.

Së fundmi, Graniti ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të veçantë, të realizuar me Leonitën.

Bëhet fjalë për një imazh ku futbollist Xhaka shfaqet teksa pozon me duart te barku i rrumbullakosur tashmë i bashkëshortes.

Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, dhe kjo vërehet edhe nga harmonia në fytyrat e tyre. /Telegrafi/