Telegrafi

Granit Xhaka përfshihet në formacionin e lojtarëve që kanë shkëlqyer deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Garanit Xhaka po kalon nëpër një formë jetësore te Arsenali në këtë edicion.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane është një lojtar titullar në formacionin e Mikel Artetës dhe janë duke kryesuar tabelën e Ligës Premier.

Arsenali është lider në tabelë me 37 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Manchester City.

Për këtë formë të mirë, 90min e ka shpërblyer Xhakën me një vend në formacionin e lojtarëve që kanë performuar më së miri deri më tani në këtë sezon.

Mesfushori 30-vjeçar e ndanë mesfushën me anëtarin e Newcastle United, Bruno Guimaraes, derisa pas tyre janë të vendosur Kieran Trippier, William Saliba, Lisandro Martinez dhe Ben Ëhite, me Alisson Becker në portë.

Në krahë të ofanzivës gjenden James Maddison dhe Almiron, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja, Harry Kane e Erling Haaland. /Telegrafi/