Site icon Telegrafi

Granit Xhaka për një moment kaloi në stilin e Ronaldinhos, për t’i argëtuar tifozët në fitoren e thellë të Arsenalit

Granit Xhaka vendosi për një moment të futej në rolin e Ronalidinhos, me një lëvizje me top.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane luajti për më shumë se 90 minuta në fitore 5-0 të Arsenalit në udhëtim te Norwichi.

Xhaka i gjendur në mesfushë dhe pa presion, vendosi që t’i argëtonte paksa tifozët e pranishëm në stadium.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Derisa pranoi një pasim nga një bashkëlojtar, ai vendosi që të stoponte topin me shpin, e natyrisht se kjo lëvizje e tij u shpërnda në rrjetet sociale.

Xhaka si ashtu edhe Arsenali kanë filluar të marrin vetën, me ekipin londinez që gjendet aktualisht në vendin e katërt me 35 pikë dhe është ndeshja e katërt me radhë që e fitojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version