Telegrafi

Granit Xhaka i pafat – lëndohet në ndeshjen e parë pas rikthimit të Ligës Premier, shqiptari largohet me barelë nga fusha

Granit Xhaka (Foto: Dave Thompson/ Pool via Getty Images/Guliver)

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Arsenali ka rifilluar ndeshjet e Ligës Premier me një udhëtim të vështirë te Manchester City.

Megjithatë, kjo ndeshje deri ka sjell fat të keq për yllin shqiptar të Topçinjve, Granit Xhaka.

Xhaka duke ndjerë dhimbjet e lëndimit (Foto: Dave Thompson/ Pool via Getty Images/Guliver)

Xhaka është dëmtuar pas vetëm shtatë minutave lojë dhe është detyruar ta lëshoj fushën.

Lëndimi i yllit shqiptar erdhi pasi e zuri këmbën keq në tentim për të ndalur një aksion të kundërshtarëve.

Granit Xhaka duke u larguar nga fusha (Foto: Peter Powell/Pool via Getty Images/Guliver)

Reprezentuesi zviceran u largua nga fusha me anë të barelës.

Në vend të tij u inkuadrua Dani Ceballos. /Telegrafi/