Site icon Telegrafi

Granit Xhaka nis pushimet me familje në Dubai

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka shkëlqeu në Kupën e Botës në Katar me Zvicrën.

Mirëpo, ata u eliminua në 1/8 e finales nga Portugalia dhe tashmë futbollistët e Përfaqësueses zvicerane kanë nisur pushimet.

Xhaka me bashkëshorten e tij, Leonitën dhe dy vajzat kanë zgjedhur Dubain si destinacionin e tyre për pushimet familjare.

Foto: Granit Xhaka/Instagram

Çifti kanë bërë postime të shumta në llogaritë përkatëse në Instagram duke treguar për kohën argëtuese që po kalojnë së bashku.

Në një pushim të merituar pas angazhimeve në Botëror, 30-vjeçari shihet në disa imazhe të ëmbël me të dy vajzat e tij dhe gruan.

Foto: Leonita Xhaka/Instagram

“Koha për familje”, ka shkruar Leonita në njërën prej fotografive, e cila u shpërnda edhe nga futbollisti.

Ndryshe, përveç si kapiten i Zvicrës, Xhaka luan edhe për ekipin anglez Arsenal. /Telegrafi/

Exit mobile version