Mediat angleze shkruajnë se Granit Xhaka i ka hedhur benzinë zjarrit duke e ndërruar foton e profilit, atë me fanellë të Arsenalit nga Instagrami.
Kapiteni ka refuzuar deri më tani të kërkojë falje, pas sulmit që kisthe nga tifozët ku e vërshëllyen gjatë zëvendësimit.
Përcjellësit e Xhakës në rrjetet sociale e ka vërejtur që 27 vjeçari e ka ndërruar foton e profilit.
Ai e ka pasur një foto me fanellë të Gunners, duke e ndërruar me një të Zvicrës.
Ka pasur nga ata fansa që e kanë kërkuar edhe largimin e tij që në janar.
Nuk ka munguar as hashtagu: “#XhakaOut.”.
Trajneri Unai Emery e ka konfirmuar se Xhaka nuk do të luajë ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/