Telegrafi

Granit Xhaka ndan fotografinë më të ëmbël me vajzën e tij, Ayana

Granit Xhaka (Foto: Instagram)

Muaj më parë, futbollisti Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita Lekaj – Xhaka, u bënë prindër për herë të parë të një vajze, emri i së cilës është Ayana.

Futbollisti i njohur është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ndërsa ndan me fansat postime të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria e tij.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), ai ka ndarë imazhin më të ëmbël pranë të bijës, duke treguar se qëndron gjithnjë sa më afër saj.

“Ayana”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos bardh e zi, e cila tashmë vetëm se është shndërruar në prioritetin e tij dhe të gruas, Leonitës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Granit Xhaka

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga miqtë e kolegët e tij, duke e uruar në mënyra të ndryshme.

Theksojmë se ky është fëmija i parë i çiftit që është në lidhje qe një kohë të gjatë, teksa u kurorëzuan në vitin 2017. /Telegrafi/