Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, pritet të kthehet në aksion të enjten kundër Vitorias Setubal në Ligën e Evropës.
27 vjeçari ishte lënë jashtë në dy ndeshjet e fundit pasi kishte një përplasje verbale me fansat ndaj Crystal Palaceit javën e kaluar.
Xhaka ka qenë në stërvitje pavarësisht se ishte lënë jashtë ekipit nga trajneri Unai Emery.
“The Mirror” shkruan se Emery beson që ndeshja e radhës si mysafir me Vitorian është mundësia e përkryer për Xhakën.
Arsenali mund të sigurojë një vend në të 32-ën e Ligës së Evropës me një fitore kundër ekipit portugez.
Lojtari i Zvicrës ka kërkuar falje për veprimet e tij. /Telegrafi/