Pavarësisht se Arsenali pësoi humbje prej Evertonit, Granit Xhaka mahniti me pasimet e sakta, duke lënë pas të gjithë futbollistët e ekipit londinez.
Mesfushori shqiptar kishte 77 pasime të sakta prej 85 sosh, duke lënë mbrapa Laurent Koscielny me 55 pasime.
Shumica e pasime ishin të gjata dhe kryesisht në fazën sulmuese duke i shërbyer më tepër futbollistë anësorë, transmeton Telegrafi.
Siç mund ta shikoni, shumica e kalon Xhaka ishin përpara dhe jo anash, me disa topa mbresëlënëse të gjata në të gjithë fushën.
Ndryshe, skuadra e trajnerit francez Arsene Wenger pësoi humbje me rezultat 2-1, megjithëse ishte në epërsi. /Telegrafi/