Site icon Telegrafi

Granit Xhaka konfirmon rinovimin e kontratës dhe numrin 34

Superylli shqiptar i cili luan për Arsenalin, Granit Xhaka, ka rinovuar kontratën e tij me klubin londinez.

Vet përfaqësuesi i Zvicrës me anë të një postimi në rrjetin social Instagram konfirmoi këtë risi në karrierën e tij.

Nuk ka detaje se edhe sa është vazhduar kontrata, por një ndër ndryshimet që përfshin ajo është edhe numri të cilin do ta bart shqiptari.

Xhaka do të ketë numrin e tij të preferuar tash e tutje, numrin 34, që besohet se është numri i tij që i sjell më së shumti fat.

“Më bën aq shumë krenar që të jem një lojtar i Arsenalit dhe kjo është arsyeja pse jam i ngazëllyer që nënshkrova kontratën time të re këtu. E të bart numrin tim të veçantë 34 gjithmonë ka qenë e rëndësishme për mua dhe familjen time”, potencoi Xhaka në postimin e tij.

Granit Xhaka është shndërruar në titullar të padiskutueshëm sezonin e fundit te Arsenali.

Ai është ylli bartës i kombëtares së Zvicrës, ku është për momentin zëvëndëskapiten dhe do të jetë ylli kryesor i këtij Botërori.

Granit Xhaka s’ka kohë ta festojë rinovimin pasi të dielën përballet me Brazilin e papërmbajtshëm në Rostov on Don. /Telegrafi/

Exit mobile version