Arsenali do të përballet me Manchester Unitetin në një ndeshje që për dy skuadrat ka rëndësi të madhe.
Mesfushori i shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka përdorur facebook-un për ta kërcënuar Unitedin.
Ai ka kujtuar një fitore kur ishte me fanellën e Baselit dhe në atë kohë e kishte mposhtur Manchster Unitedin.
“Momente të mira kur e kisha mposhtur Manchester Unitedin me fanellën e Baselit. Ta bëjmë këtë dhe të dielën”, ka shkruar ai.
Xhaka shihet në foto me legjendën Ryan Giggs.
Arsenalit i duhet medoemos fitorja në këtë ndeshje. /Telegrafi/