Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas humbjes ndaj Italisë në kuadër të Grupit A në Euro 2020.
Zvicra u mposht me lehtësi nga Italia me rezultat 3-0 duke zbehur gjasat për kualifikim tutje në fazën e 16-të.
Megjithatë, Xhaka pas ndeshjes ka deklaruar se fokusi i Zvicrës tani është te Turqia, pasi Italia ishte skuadër më e mirë.
“Italia ishte skuadra më e mirë, kundër tyre nuk ke mundësi të bësh gabime”.
“Tani ne përqendrohemi te Turqia”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.
Ndryshe, Zvicra ka vetëm një pikë në vendin e tretë, tri më pak se Uellsi i dyti me katër pikë dhe pesë më pak se Italia e para. /Telegrafi/