Arsenali ka konfirmuar se Granit Xhaka mungon në ndeshjen e FA Cup ndaj Nottingham Forestit shkaku që ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
The Gunners do të jenë po ashtu pa Folarin Balogun, që është infektuar me COVID-19.
Në anën tjetër, Emile Smith Roëe dhe Takehiro Tomiyasu, mungojnë për shkak të lëndimeve.
“Granit Xhaka dhe Folarin Balogun humbasin ndeshjen e sotme pasi rezultuan pozitivë për Covid, ndërsa Emile Smith Rowe dhe Takehiro Tomiyasu mungojnë për shkak të një lëndimi në ije dhe pulpës së djathtë”, thuhet në njoftimin e Topçinjve.
Gjendja e Xhakës dhe Balogun është e mirë dhe tani do të mbesin në karantinë për dhjetë ditë. /Telegrafi/
⚠️ Granit Xhaka and Folarin Balogun miss today’s match after testing positive for Covid, while Emile Smith Rowe and Takehiro Tomiyasu are absent due to a tight groin and tight right calf respectively pic.twitter.com/te5BvmE77G
— Arsenal (@Arsenal) January 9, 2022