Superylli i Arsenalit, Granit Xhaka, me të vërtet po tregohet modest me të gjithë.
Në një grumbullim me fansat e Arsenalit në Kosovë, Graniti gjeti kohë që të nënshkruajë autografe për të gjithë.
Ai madje u ndal për të bërë nga një selfie me të gjithë e pse jo ndonjë fotografi rasti, shkruan Telegrafi.
Fisnik Ademi dhe Ylber Bardhi janë aktorët që njihen për dashurinë e tyre për Arsenalin dhe natyrisht se ata s’e lëshuan mundësinë për një foto të rastit. E Xhaka, u përgjigj me mirësi.
Granit Xhaka për 45 milionë euro kompletoi së fundmi transferimin te Arsenali, një shumë e jashtëzakonshme për këtë klub. /Telegrafi/