Granit Xhaka ishte sot protagonist në fitoren e Arsenalit ndaj Manchester United me rezultat 3-1, duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij.
Ai gol e ‘fiku’ ndeshjen që ishte e zjarrtë deri në ato momente, ku Man Utd kishte humbur edhe një penallti.
Ky ishte goli i parë në këtë sezon për Xhakën që shprehur i lumtur që erdhi para tifozëve të Arsenalit.
https://twitter.com/FocusArsenal/status/1517852613898813441
“Shumë i lumtur për tre pikët dhe së dyti shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me një gol. Nuk kam shënuar prej kohësh dhe është mirë ta bëja para tifozëve. Por më shumë e rëndësishme ishin tre pikët”.
“Ne filluam mirë, por ishte një ndeshje 50-50 në pjesën e dytë. United po ushtronte presion dhe bëri shumë më mirë, por ne morëm tre pikët. Penalltia e humbur na ndihmoi”.
Granit Xhaka with a dominant display for Arsenal. 💪 pic.twitter.com/53OtZlKSua
— Football365 (@F365) April 23, 2022
“Nuk është hera e parë që shënojmë dhe pësojmë menjëherë, e bëmë dy herë kundër Chelseat. Kështu që ne duhet të jemi më të zgjuar dhe të kemi një mentalitet të fortë për pesë minutat pasi shënojmë”, ka thënë Xhaka. /Telegrafi/