Granit Xhaka ka edhe një arsye më tepër për të festuar.
Mesfushori i Arsenalit, si sot dy vjet më parë kishte kurorëzuar me fejesë lidhjen me Leonita Lekajn.
Pikërisht për këtë ditë, futbollisti i suksesshëm publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihen dy duar me unazë.
Si reprezentuesi zviceran ka vepruar edhe bukuroshja shqiptare, duke e shoqëruar fotografinë me fjalët “dy vjet”. /Telegrafi/