Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 25-të.
Me këtë rast ai ka marrë plot urime të përzemërta nga fansat, miqtë, kolegët e familjarët e tij.
Por, urimin më të veçantë, ai e ka marrë nga bashkëshortja e tij Leonita Lekaj.
Kjo e fundit ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, disa imazhe të veçanta të Graniti me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen jeta ime, dashuria ime”.
Më pas, ajo publikoi një kolazh me fotografi të çiftit të përmbledhura në një video.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë muajv të nxehtë të verës, ndërsa janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. /Telegrafi/