Telegrafi

Granit Xhaka e ndihmon Arsenalin në shkatërrimin e Crystal Palaces

Arsenali ka fituar 4-1 ndaj Crystal Palaces në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Pas 28 minutash lojë, The Gunners shënuan golin e parë të ndeshjes me anë të Gabriel Martinellit që u asistua nga Bukayo Saka.

Saka (43’) më pas ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, derisa realizoi për 2-0 me një asistim të Ben White.

Këto dy gola mjaftuan në Arsenalin në pjesën e parë, derisa në të dytën shënuan ehe dy të tjera – por pësuan një tjetër.

Ishte minuta e 55-të e takimit, kur Leandro Trossard asistoi te Granit Xhaka që realizoi për 3-0, gjersa për të ishte goli i katërt deri më tani në këtë edicion dhe pesë asistime.

Lexo po ashtu Arsenali po 'e shkel' Crystal Pacaen - super gol nga Granit Xhaka

Crystal Palace ngushtoi epërsinë e vendasve në 3-1, kur Jeffrey Schlupp (63’) shënoi në portën e Topçinjve.

Por, fitoren e Topçinjve e vulosi Saka në minutën e 74-të për 4-1, kur u asistua prej Kieran Tierneyt.

Arsenali vazhdonh të jetë lider me 69 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë Manchester City që ka një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 29-të do të kenë punë me Leeds United. /Telegrafi/