Telegrafi

Granit Xhaka e fiton çmimin e lojtari të muajit shtator te Arsenali

Foto: SkySports

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë jetësore te Arsenali këtë sezon, duke befasuar të gjithë me paraqitjet e tij.

Ndeshja ndaj Brentfordit dhe ajo e javës së kaluar ndaj Tottenhamit, bënë që mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane të jetë njeriu më i përfolur brenda dhe jashtë klubit londinez.

Tifozët e Arsenali për më shumë e kanë rikthyer dashurinë ndaj tij, duke i kushtuar edhe këngë pas përfundimit të dy ndeshjeve.

Andaj, mbështetësit e Topçinjve e kanë votuar Xhakën si lojtarin më të mirë për muajin shtator.

Deri më tani, mesfushori ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime, ndërsa Arsenali është lider në Ligën Premier me 21 pikë. /Telegrafi/