Site icon Telegrafi

Granit Xhaka befasohet në shtëpi nga bashkëshortja pasi zhvilloi ndeshjen e 100-të me Zvicrën

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, të martën (29 mars) ka zhvilluar ndeshjen e 100-të me Zvicrën.

Kjo madje ishte edhe më e veçantë pasi luajti kundrejt vendit të prindërve të tij, Kosovës.

Pas kësaj, ai u befasua në shtëpi nga bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, në bazë të disa imazheve që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Leonita Lekaj (Foto: Instagram)

Fotografitë në fjalë shfaqin fëmijët e tyre, vajzat duke pozuar me fanella të Zvicrës dhe në prapavijë ishte numri “100 dhe GX”.

Lexo po ashtu Zhvilloi ndaj Kosovës ndeshjen e 100-të me Zvicrën, Leonita Lekaj për Granit Xhakën: Shumë krenare me ty

“Të gjitha për babanë”, thuhej në njërën nga fotot që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Leonita Lekaj (Foto: Instagram)

Graniti dhe Leonita ndërkaq janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë bashkë dy fëmijë.

Leonita gjithashtu është një përkrahëse e madhe e Xhakës, pasi është parë e fotografuar shpesh në ndeshjet që ka zhvilluar. /Telegrafi/

Exit mobile version