Arsenali ka kaluar në epërsi në derbin që po e zhvillon ndaj Chelseat në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi më mirë për Gunners, që i bën presion Bluve.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 18-të, kur Granit Xhaka asistoi te Martin Odegaard që realizoi për 1-0.
Arseanlit i duhet fitorja me patjetër, në mënyrë që të mos e lënë Manchester Cityn t’i shkëputet nga kreu. /Telegrafi/
Odegaard 🤩 #ARSCHE pic.twitter.com/nCrytau8yK
— 101 Great Goals (@101greatgoals) May 2, 2023