Site icon Telegrafi

Granit Xhaka afër rikthimit te Arsenali

Unai Emery ka bërë të ditur se ai dhe lojtarët e tij kanë besim  të plotë në Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga incidenti me tifozët në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palacen.

Por, Emery ka thënë Xhaka mund të luajë nesër (28 nëntor) ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të Ligës së Evropës.

“Xhaka është ende në grup dhe ka mundësinë për të luajtur nesër. Shpresoj që tifozët ta mbështesin. Lojtarët kanë besim tek ai, e tregojnë këtë gjë”, ka thënë strategu i Arsenalit.

Lexo po ashtu Arsenali afër të arrijë marrëveshje me Borussia Moenchegladbachun, Xhaka pritet të rikthehet në Gjermani

“E ardhmja ime është sot dhe nesër. Detyra ime është të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe të mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, të bëjmë përformancën më të mirë”, ka shtuar më tej spanjolli për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version