Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Granit Rugova, është shprehur i bindur për një fitore ndaj KB Pejës të shtunën.
Prishtina dhe Peja do të përballen në derbin më të madh kosovar të basketbollit.
Ndeshjen e parë Peja e fitoi në Karagaç, por Prishtina ka bërë disa ndryshime dhe do të hyjë fuqishëm në takimin që zhvillohet në kryeqytet, shkruan Telegrafi.
Derbi i cili pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, sipas Granit Rugovës, do t’i takojë Prishtinës.
“Fitorja ndaj Enisey na ndihmon. Mposhtëm një ekip me dhjetë herë buxhet më shumë se ne”.
“Të shtunën është dueli ndaj Pejës. I ftoj të gjithë Plisat që të jenë prezent në fitoren tonë të radhës. Do ta marrim fitoren”, deklaroi Rugova për emisionin Ëazzup në Klan Kosova. /Telegrafi/