Telegrafi

Granit Ismajli publikon këngën e re “Sma fale”

Foto: BlackFish/YouTube

Këngëtari i njohur nga Gjilani, Granit Ismajli, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Sma fale” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore.

Kënga është punuar nga Genc Prelvukaj në bashkëpunim me Granitin, dhe të njëjtët kanë shkruar edhe tekstin.

Foto: BlackFish/YouTube

“Sma fale” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, për të cilin janë kujdesur produksioni BlackFish Entertainment.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Granit Ismajli është një nga emrat e rinj më premtues në industrinë e muzikës vendore.

Ai do të vazhdojë të jetë pranë publiku me prurje të shumta muzikore, me shpresën për t’u bërë një emër i njohur në estradën shqiptare. /Telegrafi/