Telegrafi

Granit Cana eliminohet nga Big Brother VIP, mes lotësh Fifi e përjeton rëndë largimin e tij

Foto: Top Channel

Sonte rrugëtimin në Big Brother VIP ka përfunduar për ish-futbollistin, Granit Cana.

Pas votave të publikut, Granit u eliminua duke lënë kështu shtëpinë e famshme pas një muaji qëndrimi brenda.

Largimin e Graniti e përjetoi rëndë Fifi, e cila në mes lotësh u përshëndet me të, teksa banorët e tjerë u munduan ta qetësonin këngëtaren.

Foto: Top Channel

Cana bëhet banori i pestë që u largua nga spektakli, katër që u larguan nga vota e publikut dhe Igli që e la shtëpinë javën e kaluar për shkak të arsyeve shëndetësore.

Foto: Top Channel

Kujtojmë që Graniti ishte ndër banorët më të komentuar që nga fillimi i spekataklit, pas raportit të afërt me këngëtaren e njohur, Fifin.

Foto: Top Channel

Graniti ndryshe ishte në mesin e banorëve të parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

Foto: Top Channel

 

Foto: Top Channel

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.