Telegrafi

Grande mahnitë të gjithë teksa këndoi hitet e Whitney Houston (Video)

Një gjë është e sigurt, Ariana Grande, ka një vokal të magjishëm.

Grande edhe një herë ka dëshmuar se vokali i saj është i mjaftueshëm për t’u krahasuar me këngëtarët më të mëdhenj që ka njohur bota ndër vite.

Ylli i popit është një nga personat e pakët që mund të përshtatet stileve të pothuajse të çdo artisti në planet.

23-vjeçaria ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e ABC të ‘Greatest Hits’, duke interpretuar në mënyrë perfekte këngët e Whitney Houston. /Telegrafi/