Një person nga fshati Qyshk i Pejës ka raportuar në Polici se të dyshuar të panjohur në shkallët e shtëpisë së tij ia kanë montuar një mjet shpërthyes-granatë dore.
Rasti ka ndodhur të enjten.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë evakuuar banorët, ndërsa Njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident. /Telegrafi/