E ardhmja e Myrto Uzunit vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet pjesë e Granadas apo do të largohet.
Sulmuesi shqiptar mund të jetë pranë lamtumirës së Granadës pas rënies së ekipit andaluzian në La Liga 2 të Spanjës.
Pavarësisht se ka qenë një nga figurat më të spikatura të klubit, e ardhmja e tij duket të jetë në ajër.
Rayo Vallecano , një nga skuadrat e LA Ligas që kërkon të forcojë repartin ofensivë e ka bërë shqiptarin prioritet.
Oferta fillestare e skuadrës madrilene arrin në katër milionë euro, por Granada konsideron se kjo shifër është e pamjaftueshme për të lënë yllin e tyre të largohet.
Megjithatë kjo ofertë është konsideruar e ulët nga Granada që e ka refuzuar atë.
Klubi andaluzian po kërkon rreth tetë milionë euro që ta lë shqiptarin të largohet, pasi atë e konsiderojnë shumë të rëndësishëm.
29-vjeçari sezonin e kaluar kontribuoime 11 gola në La Liga, derisa dy vite më parë realizoi 23 gola për Granadan. /Telegrafi/