Telegrafi

Gramoz Vokrri e quan të jashtëligjshëm Kuvendin zgjedhor për kreun e FFK-së

Gramoz Vokrri e ka quajtur Kuvendin zgjedhor të FFK-së që mbahet më 6 prill si të jashtëligjshëm.

Derisa janë bërë të gjitha përgatitjet për një proces normal, Vokrri ka bërë të ditur se ai i ka nënshkrimet që ia lejojnë kandidaturën dhe se ka mbështetjet nga klubet kosovare.

“Kuvendi vazhdojë të mendojë se është i jashtëligjshëm pasi nuk dihet se në cilin nen është thirrur. Disa persona thirren në nenin 28, emailin që e kanë pranuar klubet, flitet për nenin 39. Neni 39 flet qartë ku thuhet se Kuvendi duhet të thirret 2 muaj më herët”.

Ai thotë se ka vendosur të garojë vetëm për interes të futbollit.

“Nuk kam dashur të lë mundësinë që të kalojë pa kundër kandidatë, pasi kjo është në interes të futbollit”, deklaroi tutje Vokrri./Telegrafi/