Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 po nxehet çdo ditë e më shumë, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes janë dy konkurrentët nga Kosova – kameramani nga Prishtina, Gramos Bajqinovci, dhe reperi Gjesti.
Edhe pse pritej që dyshja të krijonin një aleancë për shkak të prejardhjes së përbashkët, ata duket se nuk po ia kalojnë aspak mirë me njëri-tjetrin.
Tensionet mes tyre kanë arritur kulmin me debate të hapura, ku xhelozia dhe konkurrenca për vëmendje duket se janë shkaku kryesor.
Në një moment të natës, Gramosi është kapur nga kamerat duke i shprehur hapur pakënaqësitë e tij Gjestit në dhomën e gjumit: “Pse po merr vëmendje haver ti? Qysh mua po më lë në hije, uen që sa javë jam këtu, e ti po merr vëmendje,” – ishte deklarata e tij që nuk kaloi pa u komentuar nga banorët dhe publiku.
Kjo situatë ka nxjerrë në pah xhelozinë që Gramosi ka për suksesin dhe vëmendjen që Gjesti ka fituar kohët e fundit në këtë format. Ndërkohë, Gjesti ka qëndruar relativisht i qetë dhe nuk ka reaguar ashpër ndaj këtyre komenteve, duke preferuar të shmangë përplasjet e mëtejshme.
Kjo përplasje mes dy konkurrentëve nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët po ndjekin me interes dinamikën e tyre brenda shtëpisë. /Telegrafi/
@gazmendshkurte Gjesti#Gjesti👑👑#shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #bigbrothervipalbania ♬ Originalton – Gazmend Shkurte