Site icon Telegrafi

Grafitet dhe posterët e ngjitur nëpër muret e ndërtesave në Barcelonë, fyejnë turistët (Foto)

Grafite dhe posterë anti-turistë, që u bëjnë thirrje vizitorëve të kërcejnë nga ballkonet e ndërtesave janë parë në të gjitha lagjet e Barcelonës.

Në disa posterë shkruante “kërcimi nga ballkoni është argëtues”, duke pretenduar se me këto veprime përmirësohet “cilësia e jetës” nëpër lagjet e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

Një numër i madh i turistëve britanikë në Spanjë kanë humbur jetën duke rënë nga ballkonet e apartamenteve të marra me qira apo nga hotelet ku qëndronin.

Disa prej këtyre vdekjes janë lidhur me “parullat” dhe posterët e grafitet që për shumëkënd fyejnë viktimat dhe familjet e tyre. Ndërkaq, policia spanjolle ka bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin dhe personat që mund t’i kenë ngjitur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version