Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafit me përmbajtje të përçarjes.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 16:24 në veri të Mitrovicës.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafit me përmbajtje të përçarjes”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/