Telegrafi

Grafite kundër Kloppit në qendrën stërvitore të Liverpoolit (Foto)

Liverpool nuk i ka punë edhe aq mirë në Ligën Premier.

Me ardhjen e trajnerit gjerman Jurgen Klopp, fansat kishin shpresuar se do të këndellet skuadra e tyre e zemrës.

Por, ‘The Reds’ zënë pozitën e katër të ligës elitare angleze dhe kjo ka bërë që të shfaqin pakënaqësi disa tifozë të ekipit, transmeton Telegrafi.

Madje, një grafit kundër gjermanit është shfaqur në qendrën stërvitore të Liverpoolit në Melwood.

Mesazhi “Kloppi Jashtë” ishte vendosur në një mur në qendrën e stërvitjeve, por grafiti është fshirë pasi u zbulua nga zyrtarët e klubit, raporton The Mirror.

Liverpool gjatë fundjavës pritet të takohet me Burnleyn, e cila gjatë fazës së parë të kampionatit e kishte mposhtur. /Telegrafi/