Site icon Telegrafi

Graciano Tagani: Asnjë nga banorët nuk më flet, unë jam delja e zezë e këtij sezoni

Balerini i njohur, Graciano Tagani, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me marrëdhëniet e tij me ish-banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Duke folur gjatë një interviste te Beniada Nishani, Tagani ka rrëfyer se ndihet si “delja e zezë” e këtij sezoni, pasi nuk ka ruajtur lidhje të mira me shumë nga ish-banorët.

“Me përjashtim të Endrik Bebës, Rike Roçit dhe Liam Osmanit, asnjë nga ish-banorët nuk më flet më” ka shprehur balerini i njohur.

Foto: Screenshot/YouTube

Rrëfimi i Tanganit zbulon një ndarje të dukshme mes tij dhe pjesës tjetër të grupit, dhe hedh dritë mbi dinamikat e komplikuara që shpeshherë formohen brenda shtëpisë së Big Brother dhe që mund të vazhdojnë edhe pas përfundimit të programit.

Kjo duket të ketë nisur pas rifutjes së tij në shtëpi, ku Tagani ka zhvilluar një lojë të ashpër me disa nga ish-banorët.

Një ndër miqësitë që u prish ishte ajo me Erjola Doçin, pas pretendimeve të Gracianos se Romeo Veshaj kishte flirtuar me moderatoren, pavarësisht mohimit të Doçit. /Telegrafi/

Exit mobile version