Në një natë të mbushur me tension dhe emocione, balerini i talentuar Graciano Tagani është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” gjatë mbrëmjes së martë.
Graciano u ballafaqua me nominimin në një konkurrencë të ashpër me Eglën, Heidin, Françeskën dhe Meritonin, pasi dy finalistët e sigurt, Romeo dhe Juli, tashmë kishin siguruar vendet e tyre në finale.
Ky është largimi i dytë i tij nga shtëpia. Ai ishte larguar një herë më parë nga loja dhe ishte rikthyer falë një rasti të papritur, kur banorët vendosën të shtypin “butonin e së keqes”, duke i dhënë atij një shans tjetër.
Rikthimi i tij në shtëpi pati shkaktuar jo pak zhurmë dhe kishte shtuar një dimenzion të ri në dinamikat e lojës.
Graciano ka qenë shumë i përfshirë në debate të ashpra me Heidin, Romeon dhe Erjolën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/