Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka keqpërdorur seksualisht një femër të mitur.
Rasti ka ndodhur të hënën në Graçanicë.
“Është arrestuar i dyshuari serb, pasi që i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër serbe, e mitur”, thuhet në njoftim.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.