Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka publikuar një fotografi së bashku me presidentin Hashim Thaçi dhe presidenti e Shqipërisë, Ilir Meta, ku shihen duke ngre dolli.
“Një dolli për fillim të mbarë të Vitit të Ri 2019, së bashku me mikun dhe përkrahësin e përhershëm të Kosovës, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, ka shkruar Grabovci në Facebook.
Ai ka thënë se viti 2019 do të jetë vit i mbarë, dhe i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.
“Viti 2019 do jetë vit i zhvillimit, i bashkëpunimit shumë më të intensifikuar si dhe i integrimeve të gjithëmbarshme”,ka shkruar Grabovci. /Telegrafi/