Site icon Telegrafi

Grabovci: Konjufca edhe nëse ka qenë pjesë e SHIK-ut nuk duhet të turpërohet (Video)

Adem Grabovci ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën në emisionin ”Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Në këtë emision Grabovci ka folur edhe për një prej temave më debatuara këtë javë, nëse Glauk Konjufca ishte apo jo pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Ish-zyrtari i PDK-së thotë se e ka njohur babain e Glauk Konjufcës dhe ka pasur përshtypje të mira edhe për të birin e tij, Glaukun.

“Glauku vepron në shpërputhje me brendësinë e tij shpirtërore. Kam bërë përpjekje të bashkëpunoj më të edhe kur kam qenë deputetë”.

I pyetur nëse Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, Grabovci ka thënë se Konjufca duhet ta thotë fjalën e tij.

“Nuk duhet të turpërohet edhe nëse ka qenë pjesë e SHIK-ut…Deklaratat kundër SHIK-ut le të mbesin në ndërgjegjen e secilit t’i vlerësojë…”, tha ndër të tjera Adem Grabovci./Telegrafi/

Exit mobile version