Site icon Telegrafi

Grabovci ironizon për emërimet teksa del nga Prokuroria (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci është paraqitur sot në Prokurorinë e Shtetit ku edhe është marrë në pyetje lidhur me përgjimet e fundit të publikuara në media.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar nga PDK-ja nuk i është përgjigjur asnjë pyetje të prokurorëve lidhur me audio-incizimet, raporton Indeksonline

“Nuk ndodhi asgjë. Ishim në Prokurori me i ba disa emërime por duhet të vazhdojmë më tutje. Avokati im do të flet për rastin”, ka thënë ai duke ironizuar për emërimet.

Exit mobile version