Site icon Telegrafi

Grabovci me fjalim patetik, i kërkon falje deputetit Paçaku

Pas reagimit të deputetit nga radhët e minoriteteve Kujtim Paçaku, deputeti i PDK-së, Adem Grabvoci kërkoi falje publike të gjithë atyre që janë ndier të fyer nga bisedat në përgjimet e dala në media, e posaçërisht deputetit Paçaku.

Grabovci tha se ai dhe familja e tij janë duke kaluar çaste të vështira.

“Të gjitha angazhimet e mia janë shumë të sinqerta dhe do të vazhdojnë të jenë…Do t’ju jap ndihmë dhe përkrahje sa herë keni nevojë si bashkështetas, si miq…”, tha Grabovci.

“As ju nuk po i përjetoni më rëndë se unë dhe familje ime këto fyeje që janë duke mu bërë këto ditë. Ju kërkoj falje nga zemra dhe shpirti im, dhe shpreh keqardhje për këtë që po ndodh”, tha Grabovci.

Ai tha se nuk beson së ka shtet në Evropë për një muaj resht të terrorizohet një familje.

“Ka momente të dobësisë, jemi njerëz të gjithë dhe mund të kemi momente të dobësisë. Ju kërkoj falje të gjithëve që janë ndier të fyer”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version