Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili shihet si njëri nga figurat kyçe të partisë së tij në koordinimin e punësimeve të jashtëligjshme në institucionet të vendit, nuk i ka punët keq as me partinë dikur rivale, LDK-në.
Grabovci sot është parë në një kafiteri në Pejë me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxherin, shkruan ORAinfo.
Në fotot e siguruara Grabovci shihet në këto momente duke biseduar me kreun Komunës.
Mbase ata po diskutojnë rreth demarkacionit me Malin e Zi, ku pjesa më e madhe e tij kufizohet me komunën e Pejës.
Deri më tani shumë deputetë të koalicionit qeverisës janë shprehë kundër votimit të Demarkacionit të tanishëm. Demarkacioni me Malin e Zi me 1 shtator do të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.