Telegrafi

Grabovci dëshmon për Limajn, mohon se ka kryer favore për PDK-në

Ish- shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci po vazhdon dëshminë e tij në rastin e njohur si “MTPT” ku Fatmir Limaj akuzohet për korrupsion.

Ai është duke iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorit të rastit, njofton Klan Kosova.

Prokurori ka pyetur Grabovcin se a ka pranuar sms (mesazhe telefonike) në kohën sa ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit (që drejtohej nga Limaj) përmes të cilave kanë krijuar favore për PDK-në.

Por Grabovci ka thënë se Prokurori asnjëherë nuk do të mund të vërtetojë pretendimet e tij se ai ka kryer favore për kompani apo persona të ndryshëm në favor të PDK-së.

Prokurori në seancën e sotme e ka pyetur Grabovcin poashtu se a e ka informuar ministrin në atë kohë Fatmir Limajn, e këtë Grabovci e ka quajtur qesharake.

Madje, ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se mesazhet që po përmenden ai as nuk i ka lexuar dhe nuk mban përgjegjësi për sms-të që i janë dërguar pasi që numri i tij ka qenë publik.

Grabovci ka thënë poashtu se mban përgjegjësi vetëm për ato që ai vetë i ka shkruar.

Kreu i Nisma për Kosovën akuzohet së bashku me Nexhat Krasniqin, Endrit Shalën, Shpëtim Telakun dhe Florim Sukën në  për keqpërdorim të detyrës dhe krim të organizuar.